
Tiranë, janar 2023 (MIA) – Një nga markat më të njohura të luksit “Louis Vuitton” ka lançuar çantat me flamurin kombëtar shqiptar në to.
Informacioni është shpërndarë në Facebook nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe më pas është raportuar edhe nga të gjitha mediat në vend.
– Çanta e re “Louis Vuitton” me flamurin më të bukur në botë, ka shkruar Rama.
Çanta e cila ka një dizajn tipik “Louis Vuitton”, me flamurin shqiptar kushton 9900 dollarë.
Rama njoftoi mbrëmë në rrjetet sociale se një nga prodhuesit më të njohur të orëve në botë, Zvicra “Frank Muller”, ka hedhur në treg një model special të një ore luksoze prej çeliku dhe titan të zi, me imazhin e heroit kombëtar të shqiptarët, Gjerg Kastriot Skënderbeu.