
Tokio, 12 janar 2023 (MIA) – Shumë njerëz pyesin veten nëse preferojnë plazhin dhe detin, apo borën?… Është një vend që në një farë mënyre i ofron të dyja. Bëhet fjalë për plazhin Hokkaido në Japoni.
Gjeoparki Botëror i UNESCO-s, San'in Kaigan, pjesë e të cilit është plazhi, shtrihet nga bregu perëndimor i Tottori deri në Kepin lindor Kyogamisaki në Kioto. Në këtë gjeopark ka veçori të shumta gjeologjike që lidhen me zhvillimin e detit të Japonisë, si dhe lugina, duna ranore, hekura rëre, shkëmbinj vullkanikë, por edhe plazhe që ngjajnë me lumenjtë.
Ky kombinim i detit, rërës dhe borës u bë një hit në internet, ku shumë thonë se imazhi i frymëzoi ata të udhëtonin dhe të eksploronin botën.