
Madrid, 26 janar 2023 (MIA) – Një krijim spektakolar arkitektonik, një vilë luksoze është në ndërtim e sipër në Spanjë dhe duhet të përfundojë deri në vitin 2024.
Koncepti më i fundit arkitektonik - shtëpia trekatëshe nga "Fran Silvestre Arquitectos" (Fran Silvestre Arquitectos), është projektuar si një "lëvizje e vazhdueshme zigzag", e cila, përveç dhomave të ndryshme të brendshme, ofron edhe një shëtitore nga e cila mund të eksplorohen peizazhi rrethues. Ndërtesa kushton rreth 4.6 milionë euro.
Pamja e jashtme është rregulluar me qëllim të shfrytëzimit të plotë të potencialit ndërtimor të parcelës. Përmes diagonales së gjatë duket sikur pjesët janë të lidhura në skajet, por pjesa e brendshme është e ndërthurur dhe në “lidhje të vazhdueshme”. Kati i sipërm të çon në një ballkon të madh, kufijtë e të cilit shtrihen nga jashtë në të dy drejtimet, drejt pishinës dhe nga brenda në platformë në nivelin e sipërm.
Nëpërmjet konfigurimit të tre hapësirave të vazhdueshme, struktura inkurajon syrin të ndjekë formën, një figurë pothuajse “lozonjare” që supozon dhe pohon menjëherë identitetin e njohur të shtëpisë.