Eurosong, asnjë nga vendet e rajonit nuk kalon në finale

Është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 58-të të Festivalit evropian të këngës – Eurovision, ku janë zgjedhur dhjetë finalistët e parë.


Moldavia, Lituania, Irlanda, Estonia, Bjellorusia, Danimarka, Rusia, Belgjika, Ukraina dhe Holanda do të vazhdojnë konkurrimin në natën finale.


Asnjë përfaqësues nga vendet e rajonit që u prezantuan sonte (e martë) nuk janë kualifikuar tutje. Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia janë eliminuar.


Shqipëria dhe Maqedonia do të prezantohen në natën e dytë gjysmëfinale që mbahet të enjten. Esma Rexhepova dhe Vlatko Lozanovski përfaqësojnë Maqedoninë.


Ndërkaq, kënga “Identitet” me interpretim të Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe shpresojmë të kualifikohet për finalen e të shtunës.


Siç është tashmë traditë, në finale në mënyrë direkte plasohen “pesë të mëdhenjtë”: Franca, Spanja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia, ndërsa krahas tyre është edhe nikoqiri – këtë vit Suedia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail