Si lindi fotoja që e keni parë më së shumti në jetë!

Kompania Microsoft këtë javë kujton diçka me rëndësi nga historia e saj. Kështu, është publikuar videoja që tregon të vërtetën e fotografisë që dikur ishte në desktopin e kompjuterit tuaj.

Fotografia “Bliss” është imazhi i një kodre të mbuluar me bar dhe e qiellit të kaltër, që Microsoft e vuri si foton kryesore në desktopin e sistemit Windows XP, më 2001.

 

Videoja që do të shihni tregon se fotoja e Charles O’Rearit, e bërë më 1996, nuk është përpunuar në Photoshop. “Është bërë afër shtëpisë sime, në veri të San Franciskos”, thotë ai.

“Dita ishte e tillë. Asgjë nuk është rregulluar me Photoshop”. Derisa ishte në rrugë, ish fotografi i National Geographic vendosi të ndalet për të bërë ca foto. Disa vite më vonë Microsoft e paguan këtë peizazh të mrekullueshëm.

Por, shuma e pagesës ende nuk dihet. Me ndërprerjen e mbështetjes së sistemit Windows XP, në këtë muaj, Microsoft do të ketë probleme të mëdha, sepse qindra miliona kompjuterë që kontrollojnë gjithçka - nga bankomantet e deri te rryma elektrike - do të jenë cak i sulmeve të hakërreve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail