7 gjëra që të bëjnë të dukesh tepër interesant!

Shpesh herë themi me vete. Sa interesant ky tipi dhe do të donim të ishim ashtu. Por cfarë kanë këta tipa që duken të tillë dhe etiketohen kështu. Ja disa mënyra sesi të veprosh që të etiketohesh dhe ti, interesant.

1. Të mos jesh i mërzitshëm

Ndonjëherë, sulmi më i mirë është një mbrojtje e mirë. Shikojeni pak a shumë si betimi i Hipokratit në bashkëbisedime: mos bëj dëm. Ne nuk dimë aspak të kuptojmë se kur jemi të mërzitshëm për të tjerët, sepse të gjithë mendojmë për veten, sikur jemi magjepsës. ëshilla numër një për këdo, që të mos jetë i mërzitshëm është: Bjeri shkurt, ji pozitiv. Nëse del gjithmonë menjëherë në temë dhe ruan ritmin, është shumë e vështirë për të tjerët që të të akuzojnë si njeri të mërzitshëm. Por ndonjëherë ke vërtetë nevojë të flasësh pak më gjatë, që të mos lejosh që gjërat të ngatërrohen.

“Arti i bashkëbisedimit të qytetëruar” ofron një tjetër këshillë të mirë: A po të bën ndokush pyetje për gjërat që po thua? Nëse jo, ndoshta është koha t’i japësh fund rrëfimit, ose t’i bësh bashkëbiseduesit një pyetje.

2. Njerëzit më interesantë janë shpesh herë dëgjues të mirë

T’u bësh përshtypje njerëzve është gjë e mirë, por ndonjëherë kjo mund të shkaktojë mashtrim, mërzi apo zili. Njerëzit vdesin të flasin për veten, dhe përgjithësisht ka mungesë të dëgjuesve të mirë. Lëreni tjetrin të flasë. Trurit të tij kjo i jep po aq kënaqësi, sa edhe ushqimi apo paratë: Të folurit për veten – qoftë në një bashkëbisedim personal, qoftë përmes faqeve të mediave sociale si Facebook – shkakton të njëjtën ndjesi kënaqësie në tru, si edhe ushqimi apo paratë… Mund të lësh një përshtypje të shkëlqyer duke thënë shumë pak. Ironikisht, njerëzit që na pëlqejnë më shumë, janë ata që flasin më pak.

3. Fol për interesat e tjetrit

Kjo këshillë vjen direkt nga Dale Carnegie, dhe nëse nuk je shumë ekspert në marrëdhëniet sociale, këshillë më të drejtpërdrejtë nuk gjen. Përse duhet të luftosh shumë për të gjetur se çfarë gjëje do të ishte interesante për njerëzit? Pyeti të tjerët se çfarë kanë bërë së fundmi, apo cilët janë hobet e tyre. Tashmë je në 80% të rrugës. Nëse ke njohuri për gjërat që u interesojnë, atëherë ngjashmëria do ju lidhë edhe më shumë. Nëse jo, pyeti që të të shpjegojnë dhe dëgjoji me vëmendje, teksa ata flasin për diçka që e duan me të vërtetë.

4) Duhet të kesh gjithmonë tre histori të mira për të rrëfyer

Kur janë nëskenë, komedianët nuk është se flasin për gjithçka. ata bëjnë prova me aktet e tyre. Nuk mundesh që thjeshtë të shkosh në një intervistë pune dhe të thuash çdo gjë që të vjen në mendje. Duhet të kesh gjithmonë tre histori të mira në mendje, të cilat mund të argëtojnë, informojnë apo angazhojnë të tjerët. Një tjetër këshillë: Njerëzit janë përgjithësisht më shumë të interesuar për historitë për njerëz, se sa për gjëra. Ka një arsye përse dramat, thashethemet dhe “reality TV” janë të suksesshëm. Të gjithëve na magjeps sjellja njerëzore. Nga ana tjetër, shumica e njerëzve nuk duan t’ia dinë për karakteristikat e iPhonet tënd të ri.

5. Mos harro karizmën

Jo gjithçka lidhet me fjalët. Disa njerëz janë angazhues, por nëse ajo që thonë do të shkruhej, nuk do të dukej edhe aq mbresëlënëse. Kur flet emocionalisht, fjalët zënë 7% të asaj që përcillet. Shtatë përqind. Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë shumë më të rëndësishme. Një studim i cituar shpesh arriti në konkluzionin se, nga i gjithë informacioni i përcjellë tek një tjetër person, kur themi diçka që është emocionale (jo informuese), vetëm 7% përmbahet në kuptimin real të fjalëve që përdorim. Qesh. Buzëqesh. Bëhu pasionant. Moduloje zërin. Mos përdor vetëm fjalët.

6) Duhet të jesh në një vend interesant

A të dëgjohet fjala për vendin ku do të shkosh, le të themi në një takim? Zgjidh një vend stimulues. Konteksti ka rëndësi. Përgjithësisht, ne e kemi të vështirë ta kuptojmë se nga na burojnë ndjenjat. Studimet tregojnë se ngacmimi nga çdo lloj burimi përgjithësisht lidhet me personin me të cilin je – edhe pse këta nu janë shkaku. Përse njerëzit i pëlqejnë shumë muzikantët? Muzika dhe turma stimulon emocione – dhe ne i asociojmë gjithmonë me grupin muzikor. Ekonomisti i Sjelljes, Dan Ariely (MIT) rrëfen një studim që ka bërë në lidhje me temën: “Ndoshta ka të bëjë me atribuimin e gabuar të emocioneve. Ndonjëherë kemi një emocion dhe nuk e dimë se nga na vjen, kështu që ia ngjeshim diçkaje që duket se ka kuptim”. Me fjalë të tjera, ndjenjat e forta që ke për muzikën mund të të bëjnë të mendosh se ke ndjenja të forta edhe për këngëtarin kryesor.

7. Më e rëndësishmja: Jeto një jetë interesante

E mbani mend temën e Don Kishotit: Nëse do të jesh kalorës, vepro si kalorës. Nëse nuk lexon, shiko dhe mendo për gjëra gjenerike, këto ka më pak gjasa të dalin nga goja jote. Nuk është e thënë të jetë e kushtueshme apo e vështirë. Kalo më shumë kohë me njerëzit më interesantë që njeh. Miqtë me të cilët kalon kohën ndikojnë shumë në sjelljen tënde – të pëlqen apo jo. Projekti Jetëgjatësia, i cili studioi më shumë se 1000 vetë, nga rinia deri në vdekje, arriti në këtë konkluzion: Grupi me të cilin shoqërohesh, shpesh herë përcakton personin që ti bëhesh. Mënyra më e mirë për të përmirësuar cilësi të caktuara të vetvetes është të kalosh kohë me njerëz që tashmë i kanë këto cilësi. Mënyra më e mirë për të qenë interesant është të bësh një jetë interesante.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail