Qyteti i femrave u bën një ftesë beqarëve

Një qytet në Brazil, i populluar vetëm nga femra, u ka bërë një ftesë beqarëve që të hedhin sytë andej.

Më shumë se 600 femra jetojnë në qytetin Noiva do Cordeir, në juglindje të Brazilit.

Dhe shumica e tyre janë mes 20 dhe 35 vjeç.



Por kujdes, të gjithë ata që duan të shkojnë në qytet, duhet të jetojnë në një botë femrash.

Kjo do të thotë se femrat vendosin për gjithçka, që nga feja e deri tek punët e përditshme.

Disa nga gratë në këtë qytet janë të martuara dhe kanë familje, por burrat dhe djemtë mbi 18 vjeç punojnë larg shtëpisë dhe kthehen ndonjëherë në fundjavë.

Rosalee Fernandez thotë se qyteti është më i bukur, më i organizuar dhe më në harmoni kur drejtojnë femrat.

Ne ndajmë gjithçka, edhe tokën që punojmë.

"Mblidhemi bashkë dhe vendosim për gjërat. Së fundmi blemë një televizor gjigand për qendrën komunitare, ku mund të shohim bashkë telenovelat", tha ajo.

"Ka gjithmonë kohë për thashetheme, për të provuar rrobat e njëra- tjetrës, për t’i bërë thonjtë dhe flokët bashkë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail