Јa pse Franca ndalon këta dy emra për fëmijët

Nëse çdo shtet ka një listë me emra të ndaluar për t’iu vënë fëmijëve, në Francë janë dy emra të cilat gjykata ka ndaluar që të mos u vendosen fëmijëve.

Dy emrat janë Fraise (Luleshtrydhe) dhe Nutella, çokokrema aq e dashur e fëmijëve, që sipas gjyqtarëve këta emra bien ndesh me interesat e të miturve.

Rasti i parë daton më 24 shtator, kur në Valenciennes, në veri të Francës, një çift u paraqit në komunë duke kërkuar të regjistronin vajzën e tyre me emrin Nutella.

Por ky emër u refuzua, pasi zyra civile e cilësoi si një emër që nuk shkon në përputhje me interesat e fëmijës.

Çështja përfundoi në duart e Prokurorisë së Valenciennes, e cila vendosi anullimin e emrit Nutella nga regjistri i gjendjes civile, kështu që prindërit e quajtën vajzën Ella, shkurtim i Nutella.

luleshtrydheNjë tjetër rast në Francë, daton më 17 tetor, kur një çift që jeton në Raismes kërkoi që vajza të regjistrohej me emrin Fraise (Luleshtrydhe).

Por edhe në këtë rast kërkesa e tyre u mohua, pasi gjykata argumentoi se bëhej fjalë për një emër qesharak që do të kishte pasoja negative për fëmijën.

Në përfundim u ra dakord që vajza të quhet Fraisine, një emër i përdorur edhe në Francën e shekullit të XIX.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail