Gjaku i Winston Churchillit del në ankand

Londër, 24 shkurt 2015 (MIA) - Një shishe ku është ruajtur gjaku i ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, pritet të del në ankand në një shtëpi ankandesh në Britani.

Timothy Medhurst, një zyrtar i ankandeve "Duke" në Dorchester, ka thënë se pikat e gjakut janë mbledhur kur kryeministri i periudhës së Luftës së Dytë Botërore ishte trajtuar në spitalin “Middlesex” për një frakturë të ijëve në moshën 87 vjeçe më 1962.

Shishja është mbajtur nga infermierja Patricia Fitzgibbon, e cila tha se ka marrë leje për të mbajtur atë shishe si suvenir kur kanë dashur ta humbin.

"Më kujtohet se ai asnjëherë nuk mund të flinte pa e lexuar edicionin e parë të të gjitha gazetave të cilat ia sillnin atij posaçërish", ka thënë Fitzgibbon.

Gjaku i tij pritet të shitet nga 460 deri në 930 dollarë kur të del në ankand, por Medhurst thotë se shtëpia e ankandeve e konsideron të "pamundshme t’i vihet një çmim kësaj pjese unike të historisë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail