Vajza 24 vjeçare shpërfytyrohet përjetë nga një ilaç

Vuante nga bipolarizmi dhe mjeku i kishte përshkruar disa ilaçe. Por prej reaksionit alergjik ndaj tyre, fytyra dhe trupi i saj u shpërfytyrua.

Khaliah Shaw është një vajzë 24 vjeçare nga Georgia (SHBA) e cila e ka 90% të lëkurës së saj të djegur si pasojë e reaksionit alergjik.



Khaliah pasi mori mjekimet u zgjua me dhimbje të shumta dhe me flluska të plasura, ndërsa flokët dhe thonjtë e saj kishin rënë. Reaksioni u shfaq pas një muaji që nga momenti kur kishte nisur të pinte ilaçet dhe kur e reja mendonte se po kuronte çrregullimin.

Ajo u dërgua në spital dhe u vendos në izolim, duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për sëmundje ngjitëse. Pas kësaj ajo u dërgua në shtëpi me një diagnozë, si reaksion i thjeshtë alergjik. Pas disa ditësh përfundoi në koma dhe u shtrua sërish për shkak të agravimit të gjendjes së djegjes.

Tashmë ajo është më mirë dhe jashtë rrezikut, por me pasoja të një shpërfytyrimi që do e shoqërojnë gjithë jetën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail