Fëmijët që nuk e duan qumështin le të hanë akullore

Profesoresha nga Universiteti turk Omu, Aliјe Ozenoglu, pohon që akullorja me bazë të qumështit është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve, sidomos për ata që refuzojnë të konsumojnë qumësht dhe produkte të qumështit.

Në një deklaratë për Agjencinë Anadolu, Ozenoglu thekson se akullorja është shumë më e dobishme dhe një ushqim më i mirë shëndetësor se ëmbëlsirat si çokollata apo karamelet.

"Akullorja është produkti më i pasur qumështor me proteina. Prandaj ajo është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve. Akulloret të cilat prodhohen sipas standardeve të higjienës dhe ruhen në kushte të rekomanduara janë ushqim me konsumimin e të cilit u ndihmojmë fëmijëve tanë", përfundoi Ozenoglu, transmeton Koha.net.

Duke vënë në dukje se me konsumin e moderuar të akulloreve mund të parandalohen edhe disa infeksione në zgavrën e gojës, Ozenoglu pretendon se përdorimi i saj është i dobishëm edhe për të moshuarit, sepse është e pasur me kalcium dhe forcon indet e eshtrave.

Ozenoglu rekomandoi që gjatë konsumit të akullores të pihet edhe ujë, dhe pas kësaj patjetër të shpëlahet goja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail