Si të 'mbijetoni' në punë pas një nate pa gjumë!

Ndodhi sërish apo jo? Shkuat në shtrat për të fjetur, por u lëkundët dhe u rrotulluat pa vënë gjumë në sy. Tash ndiheni keq dhe gjithçka që bëni ju shkon huq, e e tëra që dëshironi është të shtriheni dhe të filloni të vajtoni...

E ndjejmë dhimbjen e juaj. Herën tjetër, transmeton Telegrafi, kur të ju ndodhë sërish, ndjekeni këtë udhëzim dhe mbase mund të ndiheni më lehtë.

1. Mos e shtypni butoni e dremitjes

As mos të ju shkoj mendja, që “të vëni edhe ndonjë vrimë në tiketën tuaj” - shkenca thotë se dhjetë minuta më shumë gjumë, nuk ju ndihmojnë asgjë.

2. Hani diçka, jo më larg se një orë pasi jeni zgjuar

Ju ngre disponimin dhe përmirëson aftësinë e perceptimit. Por, jo sheqer sepse mund të ju bëj keq më vonë.

3. PUSHIM PËR KAFE

Sa do që kafeja të jetë e fortë, i duhet afro gjysmë ore të reagoj. Por, mos e pini më shumë se një në mëngjes, sepse kafeina i ka efektet anësore.

4. Dilni jashtë dhe mos vëni syze

Ndriçimi dhe drita natyrale, ngrehin temperaturën e trupit dhe ngjallin vigjilencën.

5. Përfundoni në fillim gjërat serioze

Çelësi i punës, janë tre orët e para. Gjatë tërë turnit, ju nuk do të jeni më vigjilent, andaj hiqini qafe gjërat më të rëndësishme.

6. PUSHIM PËR KAFE

Sërish, duhet edhe një kafe...

7. Për drekë hani zarzavate dhe proteina

Qëndroni larg nga sheqeri dhe gjërat e ëmbla, sepse më vonë mund të ju kthehet keq - ju nuk do të donit një pasdite të zymtë, apo jo?

8. PUSHIM PËR KAFE

Por mos pini më kafe, pas orës tre të pasdites. Kafeina qëndron në organizëm për shtatë orë dhe ju sigurisht se nuk e doni edhe një natë tjetër pa gjumë.

9. Gjatë pasdites, jeni të zënë me punë

Mos i kontrolloni të gjitha emailat dhe kryeni detyra që janë të lehta. Gjatë kohës së pasdites, konceptimi është në nivelin më të dobët.

10. Dilni nga puna më herët

Kjo varet se sa mirë shkoni me shefin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail