Genet trashëgojnë traumat

Një studim i kryer mbi dhjetëra të mbijetuar të Holokaustit zbuloi kalimin e traumës së tyre në genet e femijëve. Kjo është hera e parë që teoria e trashëgimisë epigenetike gjen një shembull konkret te njerëzit që dëshmon se eksperienca jetësore e dikujt mund të prekë brezat pasardhës.

Një ekip kërkuesish nga spitali “Mount Sinai” në Nju Jork, i drejtuar nga Rachel Yehuda, studioi 32 burra e gra hebrenjë, një pjesë e të cilëve ishin internuar në një kamp nazist përqendrimi, e të tjerë kishin dëshmuar ose përjetuar tortura, apo dhe i ishte dashur të fshiheshin gjatë Luftës se Dyte Botërore.

Në të njëjtën kohë, u analizuan edhe genet e fëmijëve të tyre, tek të cilët është vënë re një nivel më i madh çrregullimesh me bazë stresin se sa te familjet hebreje që asokohe jetonin jashtë Europës.

Ndryshimet genetike të këtyre personave, vëren Yehuda, mund t’i atribuohen vetëm ekspozimit të prindërve të tyre ndaj Holokaustit. Puna e ekipit të saj sjell sot shembullin më të qartë të kalimit së traumës tek fëmija përmes trashëgimisë epigenetike, një ilustrim i idesë se influencat e jashtme si duhanpirja, dieta apo stresi mund të prekin genet e fëmijëve e ndoshta edhe të nipërve e mbesave të një personi.



Sidoqoftë, ideja vazhdon të mbetet e rrethuar me polemika, pasi bindja e përgjithshme shkencore është se genet në ADN-në e njeriut janë e vetmja mënyrë për të përçuar informacion biologjik mes brezave.

Por, nga ana tjetër, genet tona modifikohen gjatë gjithë kohës nga ambienti, përmes mbaresave kimike që i ngjiten ADN-së sonë e ndikojnë mbi to.

Pikërisht disa prej këtyre mbaresave, sugjeron studimi i fundit, kanë kaluar në një farë mënyre nga brezi në brez, çka do të thotë se mjedisi mund të ketë ndikim mbi shëndetin e fëmijëje tanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail