Kafja ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve!

Kafja e mëngjesit ia ndreq çdokujt që punon fillimin e ditës së punës, por tani ekziston një tjetër arsye për të buzëqeshur me një filxhan të kafesë - mbrojtja e dhëmbëve, pohon revista profesionale dentare.

Sipas numrit të fundit të revistës Journal of Peridontology, një studim i kohëve të fundit tregoi se tek meshkujt të cilët rregullisht pinin kafe ishte shënuar një rënie e numrit të dhëmbëve me humbje të ligamentit periodontal dhe ashtit alveolar.

Dentistët nga viti 1968 deri në vitin 1998 e kishin studiuar lidhjen e kafesë dhe periodontologjisë në 1,152 meshkuj, por tani ata duan ta zgjerojnë hulumtimin e tyre në popullatën e përgjithshme. Ata duan ta dinë nëse efektet e njëjta do të vërehen edhe tek femrat.

Një studim i mëparshëm, rezultatet e të cilit u botuan në qershor në revistën “Applied Microbiology”, tregoi gjithashtu se kafja e fortë dhe e hidhur e zezë mund t’i mbajë dhëmbët e pastër.

Studimi tregoi se kafja me një përqindje të lartë të kafeinës i shkatërron bakteret që shkaktojnë pllakëza, që shkakton karies të dhëmbëve dhe vizita tek dentisti.

Megjithatë kafja duhet të pihet pa qumësht, krem ose sheqer, përndryshe ajo do të ketë efekt të kundërt, thonë hulumtuesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail