Pse është mirë të hani fëstëk

Në botë fëstëku po konsumohet gjithnjë e më shumë, ndërsa në këtë shprehi prin Kina.

Kuzhinierët më të famshëm e përdorin fëstëkun në mënyrat më ambicioze, ndërsa për ju i kemi përgatitur pesë fakte që duhet t’i dini në lidhje me fëstëkun.

1. Shtetet e Bashkuara janë aktualisht udhëheqës botëror në prodhimin e fëstëkut, ndërsa ish-prodhuesin më të madh, Iranin, e ka tejkaluar në vitin 2010, sipas “Men’s Health”. Shitjet janë në rritje, ndërsa rezervat për eksport janë dyfishuar gjatë 6 viteve të fundit, dhe atë nga 45 milionë kg në 122.

2. Me vetëm disa kalori për kokërr, fëstëku u bë i njohur si "arra e dobët", për shkak se ka më pak kalori se çdo produkt tjetër arror. Studimet kanë treguar se në qoftë se konsumoni fëstëk me lëvozhgë, në përgjithësi do të hani më pak.

3. Fëstëku përmban më shumë kalium se produktet e tjera arrore, i cili mund ta ulë nivelin e kortizolit, hormonit të stresit.

4. Përmes konsumimit të fëstëkut mund ta ulni nivelin e kolesterinës dhe ta reduktoni rrezikun e zhvillimit të kancerit. Ato janë burim i shkëlqyer i fitosteroleve, një komponent bimor që e ul kolesterinën e keqe (LDL) dhe i cili është plot me antioksidantë, karotenoide, duke përfshirë beta-karotenë dhe lutein, të cilat ia japin ngjyrën e gjelbër fëstëkut.

5. Fëstëku i kuq nuk ekziston në natyrë. Importuesit i ngjyrosin ato me ngjyrë të kuqe, dhe ndonjëherë në të gjelbër, për t’i mbuluar njollat që shfaqen gjatë metodave tradicionale të mbledhjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail