Për fëmijë të shëndoshë dhe të zgjuar, hani peshk gjatë shtatzënisë

Gjetjet e fundit nga studimet e ekspertëve spanjollë kanë treguar se gratë shtatzëna që konsumojnë peshk lindin fëmijë të zgjuar dhe të shëndetshëm.

Sipas një studimi të Qendrës për Kërkime në Barcelonë, peshku është një ushqim ideal për trurin. Hulumtuesit kanë ndjekur 2 mijë nëna nga periudha e konceptimit të fëmijës deri në periudhën kur fëmija bëhet pesë vjeç.

Është zbuluar se tek nënat të cilat kanë ngrënë më shpesh peshk të llojit tuna, sardeles ose losos, gjasat kanë qenë më të mëdha që të lindin fëmijë të shëndoshë dhe më të fortë nga aspekti neurologjik.

Rezultatet kanë dëshmuar se këta fëmijë e kanë pasur të zhvilluar të folurin pasi nëna e tyre ka konsumuar më shumë acide yndyrore të llojit omega-3.

Në rastet kur shtatzënat kanë shmangur konsumimin e peshkut, fëmijët e tyre kanë shfaqur nivel më të ulët të inteligjencës. “Ushqimi i detit është i burim i rëndësishëm i përbërjeve ushqimore për zhvillimin e trurit”, deklaroi eksperti Jordi Julvez.

Sipas fjalëve të tij peshku si ushqim ka ndikim pozitiv edhe tek të rriturit, në veçanti për fëmijët shkaku i përmbajtjes së acideve yndyrore omega-3.

Ato zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ndihmojnë zhvillimin e trurit duke e ndihmuar kështu procesin e mësimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail