Ushqimi - e drejtë universale e cdo njeriu

Ushqimi është gjuhë e përbashkët, e drejtë universale e çdo njeriu. T'i mbështesim të gjithë që prodhojnë dhe përgadisin ushqim sipas recetave të stërgjyshërve të tyre, pa e ndotur rrethinën, mjedisin jetësor, nënqiellin. Pikërisht këta persona, bujqit, janë ruajtës së traditës dhe biodiversitetit, reflektim i kulturës dhe trashëgimisë shekullore.

Kjo është një nga mesazhet kryesore të edicionit të sivjetmë të Tera Madre Salone del Gusto në Torino që zyrtarisht filloi dje, ndërsa do të zgjasë deri më 26 shtator.

Siç u theksua në hapje, kultivimi dhe kujdesi për tokën e cila mundëson prodhim të ushqimit, duhet të jetë imperativ. Por, me rëndësi fundamentale është edhe fara, si hallkë e parë në zinxhirin e ushqimit

Panairi në përqëndrim i vendos edhe temat aktuale globale - ndryshimet klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit, krizën e migrantëve dhe kanosjen nga zhdukja e bletëve. Pytjeve të lidhura me to do të përgjigjen dhe informojnë ekspertë nga universitete me renome. Do të hapet edhe diskutim me temë "Industria dhe bujqësia - vallë nuk është vonë të arrihet harmoni?".

Motiv udhëheqë i Salone del Gusto kësaj here është që të kryqëzohen ushqimi, arti, historia dhe tradita. Një pjesë e manifestimit botëror që mbahet nëpër rrugët e Torinos, nëpër vendet më të bukura, më atraktive në qytet dhe rrethinë, si dhe afër lumit. Mbi të gjitha, bujqit, peshkatarët, zejtarët, blegtorët, kuzhinierët, profesorët, konsumatorët,...Të gjithë janë dakord se gjeneratat e reja duhet më shpesh t'i lënë automobilat e tyre, t'i shkyçin kompjuterët dhe të ulen në tryezë, duke u kënaqur gjatë dhe ngadalë në pasurinë e saj, në shijet e natyrës.

Sërish është vendosur edhe Arka e shijeve - katalogu i prodhimeve nga e gjithë bota të cilëve u kanoset rrezik nga zhdukja, ndërsa ka edhe hapësirë të posaçme, Let it Bee, për bletarinë.

Në Tregun ndërkombëtar, madje, ka 15 stenda. Ekspozohen bashkësitë për ushqim të Tera Madre dhe prodhuesit e prezidiumeve nga Ballkani dhe nga Turqia.

Në stendën e Maqedonisë tani për tani më të numërt janë vizitorët nga fqinjësia, rajoni dhe Evropa. I madh është interesimi për reçel nga fiqi i egër, maxhun,...Është paraparë që çdo ditë të ketë prezantim të prezidiumeve, ndërsa do të përgatitet edhe ushqim tradiciona nga ana e kuzhinierëve nga Maqedonia të cilët janë pjesë e delegacionit në Torino. Prodhuesit thonë se janë të kënaqur që sërish kanë mundësi të jenë së bashku me kolegët e tyre nga të gjithë kontinentet, të këmbejnë përvoja dhe receta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail