Ushqimet që dëmtojnë shëndetin e trurit

Ushqimet jo të shëndetshme ndaj trurit tonë mund të shkaktojnë çrregullime të funksioneve, të cilat mund të çojnë në komplikacione të rënda.
Lista e ushqimeve që dëmton trurin tuaj:
Alkooli: Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, alkoli është toksik për neuronet, transmeton ATSH . Pas konsumimit ai menjëherë sjell një ndjesi konfuzioni mendor dhe paaftësi për të menduar qartë. Në periudha të shkurtra efektet janë të kthyeshme, por në periudha të gjata bëhen të përhershme. Rreziku do të rritej nëse konsumi i alkoolit tek të rinjtë përqëndrohet në fazën pas adoleshencës.
Fast Food: Një studim i kryer nga universiteti i Montrealit, pohon sesi fast food-et mund të modifikojnë substancat kimike të trurit duke iniciuar fillimin e depresionit dhe ankthit. Të gjitha këto ushqime, të pasura me yndyrna, veprojnë negativisht në trupin tonë, por krijojnë gjithashtu një lloj krize kur ndalon së konsumuari. Pasi keni ngrënë një hamburger, për shembull, mund të manifestohen ankthi dhe depresioni. Këto ushqime gjithashtu do të influenconin prodhimin e dopaminës, një substancë kimike shumë e rëndësishme për funksionet konjitive si vëmendja dhe memoria.
Ushqimet e skuqura: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, të skuqurat dhe yndyrnat, përmbajnë substanca që influencojnë trurin, duke i dërguar mesazhe të ngopjes hipotalamit dhe, në të njëjtën kohë, ul përqëndrimin dhe qartësinë mendore. Jo vetëm ushqimet e përgatitura dhe të skuqura mund të përmbajnë aditivë, aromat artificiale dhe konservantët mund të influencojnë sjelljen, sidomos të fëmijëve, duke provokuar hiperaktivitet dhe duke shkatërruar qelizat nervore ne tru.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail