Kështu ndikon kafeina në trurin tuaj

Kafeina është substanca më e përdorur në botë. Por a e dini se si ndikon në trurin tuaj kjo substancë?

Ju veçse e dini se është shpëtimi juaj në mëngjes dhe mund të shkaktojë diarrenë, por a e dini saktësisht si ndikon në trurin tuaj?

Fillimisht duhet të keni parasysh se kafeina është stimulues për sistemin nervor qendror, duke e ndaluar molekulën e cila e shkakton gjumin – adenozinën.

Kur trupi e thyen një molekulë të quajtur ATP për energji, ajo liron adenozinë, e cila ju bën më të përgjumur. Aq më shumë ATP që thyeni gjatë ditës, aq më të përgjumur do të jeni.

Por kafeina ndikon në bllokimin e lirimit të adenozinës, gjë e cila e parandalon gjumin.

Kafeina gjithashtu ndihmon në rrjedhën e dopaminës dhe mund t’ju furnizojë me përfitime afatgjate kundër sëmundjes së alzheimerit, Parkinsonit dhe disa formave të kancerit.

Veç këtyre, ekzistojnë dëshmi se kafeina ndihmon edhe në djegien e dhjamit dhe mund ta rritë performancën atletike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail