Me uthull molle uleni glukozën në gjak

Nju-Jork, 20 shkurt 2018 (MIA) - Uthulla e mollës ul oreksin, stimulon tretjen dhe djeg yndyrën. Megjithatë, studimet kanë treguar se uthulla e mollës ndikon në uljen e glukozës në gjak dhe kjo nuk është e papërfillshme.
Në një studim të botuar në "Journal of Foods Functional", personat me nivele të ngritura të glukozës në gjak kanë pirë 1 lugë çaji uthull molle dy herë në ditë dhe ishin në gjendje të ulnin nivelin e glukozës së gjakut për afërsisht 9 për qind krahasuar me një grup tjetër kontrolli që nuk mori uthullën, transmeton koha.net.
Uthulla e mollës prodhohet tradicionalisht nga lëngu i freskët i shtrydhur i mollës, i cili është lënë në ferment për disa javë në temperaturën e dhomës.
Produkti i përftuar përmban kalcium, magnez, hekur, fosfor, kalium dhe mangan, por përbërësi më i vlefshëm i marra nga molla është pektini, një lëndë ushqyese e tretshme në ujë që ka aftësinë për të lidhur ujin në sistemin e tretjes dhe në këtë mënyrë kontribuon në një ndjenjë të plotësisë dhe ngopje.
Pektini ngadalëson absorbimin e glukozës, i cili mban një nivel të qëndrueshëm të insulinës, andaj është e domosdoshme që uthulla e mollës të bëhet pjesë e dietës popullore të humbjes së peshës.
Nëse vendosni për konsumimin e përditshëm të uthullës së mollës gjithmonë duhet përzier me ujë. Çdo mëngjes duhet të hidhni në një gotë me ujë 2 deri 3 lugë të vogla uthulle molle dhe duhet pirë në stomak bosh. Në gotë mund të shtoni edhe 1-2 lugë të vogla me mjaltë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail