Mësimi online është më i dëmshëm për vajzat

Pasoja të panumërta sjell qëndrimi për shumë kohë para ekranit

Një studim i ri, i kryer në Universitetin e Queensland, lidh shëndetin mendor të vajzave adoleshente dhe kohën që ato kalojnë para ekranit (celular, tablet, laptop).

Për ato që kalojnë më shumë se dy orë në kompjuter, është vënë re një efekt shumë i dëmshëm.

Kur bëhet fjalë për djemtë, ata që shikojnë ekranin për më shumë se katër orë në ditë rrezikohen, transmeton Telegrafi.

Profesori i asociuar, Asad Khan, thotë se grupi i tij i kërkuesve ka zbuluar se përdorimi i kompjuterëve gjatë orës së parë ka disa përparësi, por që pas 75 minutash, një ndikim negativ në shëndetin mendor është regjistruar te vajzat.

Obeziteti, depresioni, shikimi i dobët, shtylla kurrizore e shtrembër …

“Ekspozimi i tepërt në ekran rezulton në depresion, trashje, cilësi të dobët të jetës, dietë të pashëndetshme dhe ulje të aftësive fizike dhe njohëse. Një orë aktivitet fizik dhe jo më shumë se dy orë të kaluara në kompjuter, sigurojnë shëndet optimal mendor ”, rekomandon doktor Khan.

Ky paralajmërim duhet të merret seriozisht, sepse studimi është rezultat i bashkëpunimit midis disa universiteteve.

Ekipi ndërkombëtar hulumtoi të dhënat e më shumë se 577,000 adoleshentëve të moshës 13 deri në 15 vjeç, nga 42 vende që njihen si më të pasurat në planet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail