Ngrënia e tepërt e mishit rrit rrezikun për infertilitet te burrat, pretendon studimi

Burrat që hanë shumë mish rrisin rrezikun për t’u bërë infertilë, ka pohuar një studim.

Ekspertët paralajmëruan se ata që planifikojnë të kenë një fëmijë duhet të sigurohen që po hanë nivele të kufizuara mishi pule, viçi dhe qengji.Hulumtimi, i kryer në Universitetin e Worcester, zbuloi se dietat me proteina të larta ulin testosteronin e meshkujve me 37 për qind, shkruan The Sun.Për njeriun mesatar, kjo do të shkaktonte testosteron të ulët mjekësor (hipogonadizëm), thanë ekspertët.Studiuesi kryesor Joe Whittaker, një nutricionist, tha: “Nivelet e ulëta të testosteronit shkaktojnë numër të ulët të spermës, që është përcaktuesi kryesor i fertilitetit të meshkujve. Në studimin tonë, dietat me proteina të larta shkaktuan testosterone të ulët, kështu që ka shumë të ngjarë që ato të shkaktojnë edhe numër të ulët të spermës, gjë që do të reduktonte fertilitetin e meshkujve”.Testosteroni i ulët lidhet gjithashtu me sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe Alzheimer. Punimi, i botuar në revistën akademike Nutrition and Health, i përshkroi efektet si “helmim nga proteinat”, që është kur zbërthimi i proteinave në amoniak bëhet toksik.Ai sugjeroi se trupi mund të bëhet shumë i zënë në ndreqjen e helmimit nga proteinat, saqë ai shtyp prodhimin e testosteronit.Whittaker tha: “Do të duheshin një deri në dy javë për të parë shenjat e para të helmimit me proteina, si të përziera, diarre dhe testosteron i ulët (duke përfshirë simptomat e lidhura, p.sh. dëshirë e ulët seksuale).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail