Mungesa e ujit ndikon në organet vitale!

Shkup, 23 dhjetor 2011 (MIA) - Uji, respektivisht, mungesa e tij ndikon në organet vitale. Cilat janë ato shenja të qarta të dehidrimit që nuk i vërejmë.

Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni.

Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin.

Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja në shkallë.

Gjaku – trupi lirohet nga nxehtësia përmes zgjerimit të enëve të gjakut të cilat gjenden afër sipërfaqes së lëkurës. Për këtë arsye fytyra skuqet gjatë ushtrimeve. Megjithatë, kur jeni të dehidruar, enët e gjakut zgjerohen në temperatura më të larta, dhe për këtë shkak e keni ende nxehtë.

Lëkura - te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.

Veshkat – veshkat kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të larguar materiet toksike nga gjaku. Përveç kësaj, uji i mjaftueshëm parandalon shfaqjen e infeksioneve të traktit urinar dhe zhvillimin e gurëve. Nëse jeni shumë gjatë pa ujë, veshkat mund të dështojnë ndërsa toksinat grumbullohen në trup.

Këmbët dhe duart – nëse keni pirë mjaftueshëm ujë, ai në stacione qelizore dhe jashtë tyre ofron sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe largon toksinat. Për këtë arsye muskujt punojnë më mirë. Përveç kësaj, uji është i rëndësishëm për “lubrifikimin” e nyjave. Megjithatë, ngërçi i muskujve nuk ka lidhje me dehidrimin, por me lodhjen e indit muskulor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail