A i bëjnë dëm shëndetit frutat e konservuara?

Një studim i hulumtuesve nga Britania e Madhe zbulon se frutat e konservuara mund ta rrisin rrezikun nga vdekja e parakohshme, dhe gjithashtu konfirmuan se frutat e freskëta dhe të thata e zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e parakohshme për 10 për qind.

Hulumtuesit, gjetjet e të cilëve janë publikuar në "Journal of Epidemiology and Community Health", kanë kryer një studim në të cilin kanë marrë pjesë 65.000 persona të rritur. Studimi zgjati shtatë vjet. Pjesëmarrësit e plotësuan një pyetësor i cili përfshinte pyetje në lidhje me shprehitë e tyre të të ngrënit.

Rezultatet e hulumtimit treguan se frutat e konservuara rrisin rrezikun nga vdekja e parakohshme për madje 17 për qind, por theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë preliminare dhe se nevojitet të kryhet vlerësim nga ekspertët e jashtëm.

E dimë se frutat e konservuara notojnë në shurup me një përqindje të lartë të fruktozës. Për fruktozën është treguar se e rrit rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë, trashja dhe rezistenca ndaj insulinës.

"Lidhshmëria në mes të vdekjes së parakohshme dhe konsumit të frutave të konservuara nuk na ka befasuar shumë, duke pasur parasysh se frutat e konservuara përmbajnë përqindje të lartë të fruktozës," tha udhëheqësi i studimit prof. Simon Capewell.

Mundohuni sa më shumë që në vend të frutave të konservuara të hani fruta të freskëta për ta shmangur konsumin e sheqerit të rafinuar dhe toksinave potenciale. Kur të blini fruta të konservuara, sigurohuni që ato të jenë në lëngun e tyre dhe t’i kulloni mirë përpara se t’i konsumoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail