Zgjoheni në mes të natës! Si duhet vepruar?

E keni caktuar alarmin në ora 7 të mëngjesit, por çdo të tretën ditë jeni zgjuar në ora 1 të mesnatës. E dini se duhet të pushoni më shumë, por nuk arrini të ktheheni në gjumë sërish. Kur në fund arrini të flini, sapo keni mbyllur sytë alarmi juaj bie.

Nëse ky tregim ndodh edhe me ju, kjo do të thotë se keni një formë të zakonshme të pagjumësisë, e cila e bën të vështirë që ju të qëndroni në gjumë.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mes të natës?

Pagjumësia e mesnatës prek po thuajse dy herë më shumë femrat se sa meshkujt. Kjo bëhet më e zakonshme për moshën e mesme.

Dhimbja kronike, apnea e gjumit, dhe nevoja për t’u zgjuar dhe për të përdorë tualetin janë gjëra të cilat mund ta prishin gjumin tuaj. Të tilla janë edhe afshet e menopauzës.

Ndërkohë, edhe stresi i jetës mund ta luajë rolin e tij. Problemet martesore, humbja e punës, prindërit e moshuar, ose largimi i fëmijëve nga shtëpia, të gjitha këto mund të bëjnë që mendja të fluturojë gjatë natës.

Sapo të filloni të zgjoheni natën, cikli përkeqësohet edhe më shumë. Sa më shumë që shqetësoheni për humbjen e gjumit, aq më vështirë bëhet të qëndroni në gjumë.

Ekspertët thonë se gjithkush mund të zgjohet natën kohë pas kohe, dhe shumica e njerëzve shtrihen dhe kthehen sërish në gjumë. Por disa njerëz fillojnë të shqetësohen për të. Dhe, derisa qëndrojnë zgjuar, ata bëhen edhe më të shqetësuar, që e bën edhe më të vështirë rikthimin në gjumë. Nëse kjo vazhdon çdo natë, mund të bëhet një përgjigje e kushtëzuar, që mund të shkaktojë vetvetiu pagjumësi.

Higjiena e gjumit ju ndihmon

“Higjiena e gjumit” mund t’u duket si diçka që ka të bëjë me pastërtinë, por në fakt i referohet përmirësimit të disa shprehive që ju mundësojnë të flini më mirë gjatë natës.

Disa hapa që mund t’i merrni për të ndryshuar rutinën ditore dhe që ndihmojnë në një gjumë më të mirë janë:

Shmangni dremitjet gjatë ditës.

Bëni stërvitje të rregullta.

Sigurohuni që të dilni jashtë gjatë ditës për t’u ekspozuar në dritën natyrale. Kjo ju ndihmon ta ruani ciklin e shëndetshëm gjumë-zgjim.

Ka edhe disa hapa që mund t’i merrni para kohës së gjumit të cilat mund të përmirësojnë gjumin:

Shmangni pijet me kafeinë dhe me alkool.

Mos përdorni produkte të duhanit.

Mos hani ushqime të mëdha para gjumit.

Shmangi diskutimet emocionale para se të shkoni të flini.

Po ashtu është e rëndësishme të mbani një orar të rregullt të rënies në gjumë dhe të zgjimit – si gjatë javës ashtu edhe gjatë fundjavës. Përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

Ekspertët këshillojnë t’i përmbaheni “rregullit të treshes” për të vendosur nëse duhet të shkoni te mjeku ose jo.

A zgjoheni së paku tre net gjatë një jave?

A ju duhet më shumë se 30 minuta për t’u kthyer sërish në gjumë?

A ka ndodhur kjo për 30 ose më shumë ditë?

Nëse u përgjigjeni me “PO” këtyre pyetjeve, ju duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist. Lajmi i mirë është se pagjumësia mund të trajtohet.

Derisa ju dhe mjeku juaj përpiqeni të mësoni se çfarë i shkakton problemet me gjumin, ju mund të merrni barna të përshkruara nga mjeku. Ju po ashtu mund të provoni (në bashkëpunim me mjekun) edhe barna që merren pa recetë dhe të shihni nëse ato janë efektive.

Barnat e gjumit mund t’u ndihmojnë ta trajtoni pagjumësinë derisa ju provoni terapi të llojeve të tjera.

Nëse nuk keni sëmundje të tjera fizike që ju shqetësojnë, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë të vizitoni ndonjë psikiatër, psikolog ose terapist. Ata mund t’u ofrojnë stërvitje relaksimi, terapi të sjelljes dhe metoda të tjera alternative, për të fjetur më mirë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail