Dhuroni gjak - është mirë edhe për shëndetin tuaj

A keni dhuruar ndonjëherë gjak? Përveçse jeni duke e bërë një vepër humane, ju mund ta shpëtoni jetën e dikujt dhe jeni duke ia bërë një shërbim shëndetit tuaj.

Njerëzit nuk mund të prodhojnë gjak artificialisht (ende), kështu që e vetmja gjë që shpëton jetën e miliona njerëzve është humaniteti i pastër. Kjo është arsyeja pse dhuruesit e gjakut janë njerëz të cilët vërtetë duhet të respektohen. Çdo ditë, dikush ka nevojë për gjak, dhe kjo është arsyeja pse ky akt human për dikë është çështje e jetës apo vdekjes.

Është shumë e rëndësishme që dhuruesit të jenë njerëz të shëndetshëm, të cilët nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë, anemi apo sëmundje e caktuar trashëguese e gjakut. Madje në disa vende, ju keni mundësi ta ruani gjakun tuaj nëse keni nevojë për të ndonjëherë.

Pse është e shëndetshme të dhurohet gjaku?
Përveç arsyeve të lartpërmendura, përveç faktit se psikikisht ndjeheni mirë duke ditur se e keni ndihmuar dikë, ju ndjeheni më mirë edhe fizikisht. Tek njerëzit të cilët dhurojnë gjak, reduktohet rreziku nga kanceri dhe hemokromatoza, dëmtimit të mëlçisë dhe pankreasit. Dhurimi i gjakut ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiovaskular dhe rregullimin e peshës.

Hemokromatoza - Hemokromatoza është një mbingopje me hekur. Ajo mund të jetë e trashëguar apo mund të ndodhë si rezultat i alkoolizmit, anemisë apo çrregullimeve të tjera. Dhuruesit e rregullt të gjakut e zvogëlojnë rrezikun e mbingopjes me hekur, dhe rrjedhimisht edhe shfaqjen e hemokromatozës.

Kundër kancerit - Me dhurimin e gjakut, e zvogëloni rrezikun prej kancerit dhe e mbani një nivel të shëndetshëm të hekurit. Ulja e nivelit të hekurit në organizëm është e lidhur me zvogëlimin e rrezikut prej kancerit.

Humbja e peshës - Dhurimi i rregullt i gjakut ndikon në peshën e dhuruesve. Kjo është shumë e dobishme për ata që janë me mbipeshë dhe të cilat kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të caktuara kardiovaskulare. Sigurisht, as me këtë nuk duhet të teprohet. Është e pëlqyeshme të konsultoheni me mjekun.

Qelizat e reja të gjakut - Kur dhuroni gjak, trupi punon që ta rikuperojë humbjen. Në këtë mënyrë ju natyrshëm e stimuloni prodhimin e qelizave të reja të gjakut, gjë që është dëshmuar të jetë shumë e mirë për shëndetin.

Para dhënies së gjakut - Është më së miri të konsultoheni me mjekun dhe të kontrolloni nëse ju jeni të përshtatshëm si dhurues. Rekomandohet që disa javë para dhurimit të gjakut të aplikoni ndonjë regjim të shëndetshëm dietal dhe të jetesës. Në ditën e dhurimit të gjakut, sigurohuni që të pini shumë lëngje për ta shmangur dehidrimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail