Dushi i ftohtë pas treningut redukton inflamacionin e muskujve!

Dushi i ftohtë apo i akullt pas treningut mund të reduktojë inflamacionin e muskujve, por tani për tani ekspertët ende nuk e dinë nëse mund të ketë pasoja negative.

Sportistët trupin e tyre shpesh e zhysin në dush të akullt për të reduktuar inflamacionin e muskujve pas treningut dhe kështu e shmangin tensionin, ënjtjen ose dhimbjen në muskuj gjatë ditës së ardhshme. A garanton sukses kjo terapi?



Hulumtuesit e Departamentit për shëndet dhe rehabilitim nga Universiteti Ulster kanë shikuar 17 hulumtime të vogla klinike për dushet e ftohta ose të akullta pas ushtrimeve, me gjithsej 366 të anketuar. Ata kryesisht kanë krahasuar efektet e këtyre dusheve me pushimin ose rastet ku nuk pasur asnjë intervenim pas treningut, ndërsa dushet e ftohta në mënyrë të konsiderueshme janë lidhur me dhimbjet më të vogla në muskuj një deri katër ditë pas ushtrimeve.

Në shumicën e studimeve të anketuarit kanë kaluar mes pesë dhe 24 minuta në ujë në temperaturën mesatare ne mes dhjetë dhe 15 shkallë celsius. Në disa raste të anketuarit kanë dalë nga dushi dhe janë kthyer në të në kohën e dhënë.

“Kemi konstatuar disa dëshmi se si zhytja në ujin e ftohtë pas ushtrimeve mund të reduktojë dhimbjet në muskuj, por vetëm në mënyrë paralele me pushimin. Këshillohet kujdes rreth këtyre rezultateve, sepse të anketuarit e kanë ditur se çfarë terapie janë duke marrë, ndërsa disa dobi të raportuara mund të jenë edhe pasojë e efektit placebo”, ka shpjeguar udhëheqësi i studimit, Chris Bleakley.

“Është e mundshme që ekzistojnë mënyra më të mira për të reduktuar inflamacionet, si zhytja në ujë të ngrohtë, vrapimi i ngadalshëm apo çorapet kompresuese, por për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të ardhur deri të përfundimi për këto intervenime”, ka përfunduar udhëheqësi i studimit për revistën “The Cochrane Library”.

Në shumicën e hulumtimeve nuk janë përmendur efektet anësore, prandaj hulumtuesit irlandezë pohojnë se si nuk kanë informata të mjaftueshme për rreziqet e mundshme të zhytjes në ujë të ftohtë. Ata shtojnë që duhet të kryhen studime të tjera kualitative: “E rëndësishme është të keni parasysh që zhytja në ujë të ftohtë ngre nivelin e shokut për trupin. Duhemi të jemi të sigurt që njerëzit nuk bëjnë asgjë të dëmshme, veçanërisht nëse në një periudhë më të gjatë i ekspozohen ujit të ftohtë”, ka përfunduar udhëheqësi i studimit, përcjell koha.net.

Dushi i ftohtë pas treningut ngadalëson proceset katabolike (degradimin) madje për 90 për qind. Ftohtësia forcon enët e gjakut dhe redukton aktivitetin metabolik, çka redukton ënjtjen e muskujve. Pasi trupi del nga uji, indi nxehet, gjaku rrjedhë më shpejtë dhe kështu nënproduktet e degradimit qelizor më shpejt kthehen në sistemin limfatik (trupi i riciklon në mënyrë më efikase kështu). “Dushet e ftohta jo vetëm që qetësojnë inflamacionet, por edhe ndihmojnë në shpëlarjen e mbetjeve të dëmshme metabolike nga muskujt”, pohon David Terry, vrapues i njohur amerikan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail