‘Qumështi i Artë’ – pija që do t’ju ndryshojë jetën!

“Qumështi i Artë” është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Është veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.

Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksidante, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene. I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme

Përparësi të tjera

? Forcon sistemin imunitar

? Anti – kancerogjen

? Ndihmon tretjen e ushqimit

? Pastron mëlçinë

? Rregullon metabolizmin

? Normalizon tensionin e lartë të gjakut

? Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën

? Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës

? Zvogëlon trigliceridet

? Antioksidant, antiseptik, analgjetik

Si përgatitet ‘Qumështi i Artë’?

Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.

Përbërësit (1 person):

1 filxhan qumësht

½ lugë (gjelle) turmerik pluhur

½ lugë (e vogël) piper pluhur

1 lugë (gjelle) mjaltë

½ lugë (gjelle) vaj kokosi

¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur

Përgatitja:

Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.

Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).

Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail