Divorci ndikon negativisht në shëndetin e adoleshentëve!

Kërkimet e fundit të Universitetit të Stokholmit i kanë dhënë përgjigje pozitive pyetjes nëse divorci i prindërve ndikon te fëmijët.

Në 20 vitet e fundit, numri i divorceve është rritur ndjeshëm në disa vende të botës, ndërsa janë vënë re çregullime shëndetësore te fëmijët e prindërve të divorcuar.

Sipas këtij studimi, adoleshentët me prindër të divorcuar kanë probleme me përqendrimin, gjumin, kanë dhimbje koke, stomaku dhe humbje oreksi. Në këtë raport thuhet se vajzat janë më të ekspozuara nga këto probleme shëndetësore sesa djemtë, pavarësisht moshës së tyre.

Një gjë shumë stresuese për fëmijët është raportuar të jetë edhe fakti kur ata detyrohen që të jetojnë në dy shtëpi, duke u shpërnguluar disa herë brenda një muaji për të kaluar kohë me të dy prindërit.

Kërkimi që ka përfshirë adoleshentët e moshave nga 12 deri në 15 vjeç tregon se edhe fëmijët që jetojnë vetëm me një prind nuk arrijnë që të kenë edukimin e plotë, duke shfaqur edhe disa nga shenjat e lartëpërmendura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail