Zërat më të mirë të Shqipërisë, interpretojnë në Kuwait Opera House

Tiranë, 16 janar 2017 (MIA) - Solistë të njohur shqiptarë, do të ngjiten në skenën e Kuwait Opera House më 28 janar.
Lajmi konfirmohet në rrjetet sociale nga sopranoja e mirënjohur shqiptare, Eva Golemi ku do të interpretojë në Kuwait Opera House bashkë me tre solistë tjerë shqiptarë, po ashtu emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.
“Koncerti do zhvillohet më datë 28 janar në Kuwait Opera House . Koncerti do te mbahet me Orkestrën tonë të Operas dhe jemi 4 solistë, unë, Inva Mula, Vikena Kamenica dhe Armando Likaj”, ka bërë të ditur Golemi.
Sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, zëri brilant i muzikës lirike, sopranoja Eva Golemi, Vikena Kamenica një artiste që mjeshtërisht ka luajtur role të shumta në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe baritoni Armando Likaj, i cili numëron mbi 40 role në këto vite karrierë, bëhen bashkë në Kuwait Opera House për të përcjellë emocione të shumta, transmeton ATSH.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail