Ka ndërruar jetë Françesk Radi

Tiranë, 3 prill 2017 (MIA) - Në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë kantautori i njohur nga Shqipëria, Françesk Radi.
Ai për një kohë ishte i shtrirë në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë pas një hemorragjie cerebrale, ku e ka humbur luftën me sëmundjen, transmeton Telegrafi.
Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.
Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj periudhe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet shqiptare.
Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët "Adresa" dhe "Biçikleta", dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.
Ishin pikërisht dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.
Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Këngët si “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail