Ndahet nga jeta stilistja Carla Fendi

Romë, 20 qershor 2017 (MIA) - Bota e modës në zi, ndahet nga jeta stilistja Carla Fendi. Ajo ndërroi jetë këtë të premte në Romë të Italisë, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë.
Ajo ishte presidente nderi e "Gruppo Fendi", ndërsa ia dedikoi gjithë jetën modës dhe veshjeve të bukura, së bashku me katër motrat e saj.
Së bashku me to, ajo punoi shumë gjatë në krahë të stilistit Karl Lagerfeld.
Carla Fendi ishte një stratege e vërtetë duke u kthyer në një ambasadore për linjën e veshjeve që mban ende emrin e saj, ndonëse asnjëherë nuk i ndante të motrat.
"Jemi si pesë gishtat e njërës dorë, thoshte gjithnjë nëna jonë, secila ka një funksion", shprehej ajo, duke treguar se motrat e saj kanë pjesën e tyre në suksesin e linjës së veshjeve.
Që në vitet ’60, ajo synoi tregun më të vështirë atë amerikan dhe që nga ajo kohë suksesi i veshjeve Fendi bëri jehonë kudo në botë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail