Rita Ora merr "Çelësin e Qytetit" të Tiranës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dje u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili duke e falënderuar atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të ri,dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit.
"Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar Çelësin e Tiranës do të thotë se të vlerësojmë shumë", u shpreh Veliaj.

Rita Ora e falenderoi kryetarin e bashkisë për mikpritjen dhe vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana.

"Mendoj se Tirana është në rrugën e saj drejt një suksesi të pabesueshëm. Me fuqinë dhe mundësitë që unë kam, do t’ia bëj të ditur këtë pjesës tjetër të botës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ka energjinë më të mirë të çdo qyteti në tokë. Nga hera e fundit që isha këtu, pa dyshim që energjia ka ndryshuar, ndjehesh gjallë, miqësore, e pëlqyer dhe shumë pozitive. Ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj", tha ajo.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri edhe një surprizë krejt të veçantë këngëtares Rita Ora, duke i dhuruar një çifteli, të cilën e mbante në zyrën e tij, instrumenti muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail