Ben Aflik sërish në klinikë për varësinë e alkoolit

Los Anxhelos, 23 gusht 2018 (MIA) - Aktori Ben Aflik është futur sërish në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit për të tretën herë.
Fituesi i Oskar u pa duke lënë shtëpinë e tij të mërkurën në një makinë që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij Xhenifer Garner.
Garner ka ndërhyrë pasi pa fotot e Aflik duke pirë alkool jashtë shtëpisë së tij të hënën.
Aflik ka qenë në qendër rehabiliti edhe dy herë të tjera, në vitin 2001 dhe 2017.
Aktori ka qenë i hapur në lidhje me betejat e tij me alkoolin në të kaluarën.
Në mars 2017, ai shkroi në Facebook se kishte përfunduar trajtimin për varësinë nga alkooli.
"Unë dua të jetoj jetën dhe të jem baba i mirë. Dua që fëmijët e mi ta dinë se nuk është turp për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë dhe të jenë burimi i forcës për këdo që ka nevojë për ndihmë por që ka frikë të ndërmarrë hapin e parë.", ka shkruar ai.
Garner paraqiti kërkesën për divorc nga Aflik në prill të vitit 2017, por ish-çifti mbetet i afërt dhe kane tre fëmijë së bashku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail