"Forbs": Xhorxh Kluni është aktori më i paguar në vitin e fundit

Los Anxhelos, 24 gusht 2018 (MIA) - Revista "Forbs" e publikoi listën e aktorëve të cilët kanë fituar më së shumti në 12 muajt e vitit të kaluar, ndërsa vendin e parë e mori Xhoxh Kluni. Ai nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të këtij viti ka fituar 239 milion dollarë amerikanë.
Ky është fitimi më i madh që një aktor e ka realizuar në periudhën prej 12 muajve, citon revista. Fitimi i Klunit i detyrohet më së shumti shitjes së kompanisë për tekila Kasamigos, ku ai ishte bashkëthemelues, i gjigantit botëror Dijageo. Aktori nga ajo fitoi rreth 233 milion dollarë.
Në vendin e dytë të listës është aktori Dvejn Xhonson, i cili këtë vit fitoi pothuajse dyfish më shumë para se muajin e kaluar, duke realizuar fitim prej 119 milion dollarë.
Ylli i "Njeriut të hekurt", Robert Dauni Xhunior është në vendin e tretë me fitim prej 79 milion dollarë, ndërsa pas tij janë: Kris Hemsvort (64,5 milion dollarë), Xheki Çen (45,5 milion), Vill Smith (42 milion), Akshaj Kumar (40,5 milion), Adam Sendler (39,5 milion), Salman Kan (38,5 milion) dhe Kris Evans me fitim prej 34 milion dollarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail