Ben Stiller mund t’i bashkohet ekipit të “Fast and Furious”

Franshiza e filmave “Fast and Furious” mund të përfshijë edhe një prestar të ri të ekipit të aktorëve – bën të ditur Screenrant.

Është fjala për aktorin e njohur, Ben Stiller, që sipas spekulimeve, shumë shpejt mund të fillojë me xhirimin e skenave për filmin e ri.Në bazë të njoftimeve të fundit, 54-vjeçari pritet të jetë pjesë e vazhdimit të nëntë të filmave aksion me vozitje të shpejtë.

Ky lajm është interesant dhe ndoshta i papritur kur kihet parasysh se kanë mbetur vetëm edhe dy muaj para premierës së filmit të ri.

Për më shumë, fansat nuk kanë shpresuar për ndonjë karakter të ri, pasi që në vazhdimin e nëntë janë paraqitur disa yje të njohur.

Në vazhdimin e nëntë kthehen Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, Jordana Brewster e Nathalie Emmanuel, ndërsa atyre u bashkëngjiten edhe John Cena e Charlize Theron. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail