Melania Tramp e festoi ditëlindjen e 50-të

Uashington, 27 prill 2020 (MIA) – Bashkëshortja e presidentit të SHBA-së, zonja e parë Melania Tramp dje e festoi ditëlindjen e 50-të.

Me këtë rast, e famshmja FLOTUS (shkurtesë Tuiteri për “First Lady of the United States”), mori urim edhe nga bashkëshorti i saj, presidenti Donald Tramp. Ai në Tuiter shkroi: “Urime ditëlindjen, Melania – zonja jonë e parë!”.

Ashtu edhe siç pritej, ata këtë ditë e kaluan në shtëpi, si edhe shumica e amerikanëve – për shkak të pandemisë së virusit korona.

Ajo punonjësve shëndetësorë dhe fëmijëve në spitale në 10 shtete federale të enjten iu dërgoi pako me dhurata – siç tha vetë, “si shenjë e vogël e falënderimit për guximin dhe flijimin e tyre në kohë të virusit korona”.

Përndryshe, Melania Tramp, si zonjë e parë, e promovoi fushatën e saj “Bi-Best” (Bëhu më i miri) fushatë kjo kundër keqpërdorimit dhe shqetësimit në internet. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail