Dua Lipa interviston të moshuarit në lidhje me të dhe muzikën e saj – por ata nuk e njohën

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Dua Lipa ka qenë e pranishme të hënën në “Jimmy Kimmel Live”, e cila i ka bërë një sfidë të moshuarve duke i intervistuar se sa e njohin atë.

Ylli anglez me prejardhje shqiptare e ka nisur videon me disa momente qesharake duke i pyetur të moshuarit se ‘kush është Dua Lipa?’.“Shumë prej fansave të mi janë të rinj, kështu që vendosa t’i intervistoj të moshuarit”, ka thënë Lipa.

“Këta janë njerëz të vërtetë që unë i intervistova përmes internetit. Unë i thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk i tregova se kush isha”, shtoi 24 vjeçarja.

Lipa pyeti, ‘a e dini se kush është Dua Lipa’?.

Një burrë me syze tha: ‘Kush?’, ndërsa një burrë tjetër i moshuar tha ‘a është një person’?.

Një çift u përgjigj duke provuar të përsërisnin emrin e saj dhe duke thënë gabimisht “Dua Mita?” Dhe një burrë tjetër u përgjigj: “The Doobie Brothers?” (duke iu referuar bandës rok të viteve 1970).

Këngëtarja më pas filloi të interpretonte hitin e saj “Break My Heart” dhe pyeti se si ndjehen për këngën.

“Duajeni atë, duajeni”, tha një grua. “Kjo është e mirë, po e shkruaj këtë”.

Kur u pyetën nëse Dua Lipa bënte muzikë të mirë, një e moshuar u përgjigj: “Nuk e di, ajo mund të shkojë më mirë në TikTok”. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail