Madonna refuzon të bashkëpunoj me David Guetta për shkak të shenjës së horoskopit

David Guetta ka pohuar se Madonna nuk pranoi të punonte me të pasi i zbuloi këngëtares shenjën e tij të horoskopit.

Producenti dhe DJ i njohur ka thënë për ‘Mcfly et Carlito’ se Madonna kishte dëshirë të punonte me të pasi ai fitoi një ‘Grammy’ në 2011 për remiksin e këngës së saj “Revolver”.Duke reflektuar në një takim të mëvonshëm midis tyre, ai tha: “Ajo më thotë se e pëlqen këtë remix dhe më sugjeron që unë të punoj në albumin e saj të ardhshëm. Mbërrij për drekë. Ne flasim për gjithçka – muzikën, atë që ajo dëshiron të bëjë me albumin. Jemi vetëm ajo dhe unë. Shumë i relaksuar, shumë mirë”.

Por gjërat më pas morën një kahje tjetër kur Guetta tregoi se ishte një akrep në bazë të shenjës së horoskopit.

“Papritmas, ajo bën një fytyrë më ndryshe dhe më thotë, “Më vjen keq, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim”.

Sipas Astrology.com, akrepat thuhet se janë “të devotshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm”, por gjithashtu “të dyshimtë dhe e kanë të vështirë të fitojnë besimin e njerëzve”.

Siç raporton The Independent, Madonna më parë ka punuar me një akrep – ishte këngëtarja Bjork – e cila shkroi këngën e saj të vitit 1994 “Bedtime Story”.

Ajo arriti dhjetëshen më të mirë në top listat e Britanisë së Madhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail