Rita Ora dhe ‘Little Mix’ morën vëmendje me paraqitjet e tyre në MTV EMAs 2020

Yjet e ‘Little Mix’, Perrie Edwards, Jade Thirlwall dhe Leigh-Anne Pinnock befasuan me dukjet e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Grupi po ashtu ishin në shoqërinë e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila njëherësh shkëlqeu me pamjen e saj glamuroze.Perrie, 27 vjeçare, Jade, 27 vjeçare dhe Leigh-Anne, 29 vjeçare, prezantuan shfaqjen, e cila po xhirohej në lokacione të ndryshme nga gjithë bota, gjersa performuan këngën e tyre të fundit “Sweet Melody” nga albumi i ri “Confetti”.



Treshja ishte parë pa anëtaren e katërt Jesy Nelson, e cila u detyrua të tërhiqej nga ngjarja dhe finalja e ‘Little Mix: The Search’ për shkak të sëmundjes.

Ngjarja e realizuar pa publik në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë mblodhi yje të famshëm përfshirë këtu, Alicia Keys, Madison Beer dhe Zara Larsson, të cilat interpretuan nga Los Angeles, Londra dhe Kanadaja.Rita në anën tjetër zgjodhi një fustan të shkurtër të veçantë ngjyrë të verdhë, derisa dukjen e kompletoi me një palë taka të zeza rrjete.



Ajo po ashtu në fytyrë mbante një rrjet dhe një aksesor të zi bashkë me flokët e kapura.

Kujtojmë që në nominime nuk ishte asnjëra prej këngëtareve shqiptare, përpos Dua Lipës. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail