Tom Hanks bëri hapjen e “Celebrating America” me një deklaratë të fuqishme

Aktori Tom Hanks ka qenë nikoqir i “Celebrating America” të mërkurën në mbrëmje pas inaugurimit të Joe Biden.

Fituesi i ‘Oscar’, 64 vjeçar, u shfaq disa herë gjatë gjithë programit duke prezantuar të famshmit e tjerë të pranishëm si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.Në krye të mbrëmjes, aktori i “Cast Away” bëri disa deklarata për Amerikën që njëherësh ka qenë objekt diskutimi për disa kohë.

“Unë jam në Lincoln Memorial në National Mall, në kryeqytetin e siguruar të kombit tonë”, tha ai. “Javët e fundit, vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përçarjeve të thella dhe një inati shqetësues në tokën tonë. Por sonte ne mendojmë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai shtoi: “Praktika e demokracisë sonë, themelet e republikës sonë, integriteti i Kushtetutës, shpresa dhe ëndrrat që ne të gjithë ndajmë për një bashkim më të përsosur”.

Tjetra, Hanks shpjegoi se ndërsa Dita e Përurimit ishte sigurisht një sinjal i një ndryshimi të madh në Amerikë, ajo ishte gjithashtu ‘për shumë më tepër sesa betimi i udhëheqësve tanë të ardhshëm kombëtar’.

“Kjo ditë ka të bëjë me dëshmimin e përhershmërisë së idealit tonë amerikan”, vazhdoi ai. “Çdo katër vjet ne dëgjojmë fjalët që do të na fuqizojnë të gjithëve në udhëtimin përpara, mesazhin që mund të na bashkojë, teksa fillojmë një kalim të ri nga ku jemi deri atje ku mund të jemi. Një udhëtim drejt një qëllimi të përbashkët”.

Midis atyre që u bashkuan me Hanks për të folur për ngjarjen ishin Eva Longoria , Kerry Washington dhe Lin-Manuel Miranda .

Tim McGraw, Katy Perry , John Legend dhe shumë yje të tjerë ofruan shfaqje gjatë kësaj speciale gjithashtu. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail