Dua Lipa publikon ‘trailerin’ e klipit të ri, frymëzohet nga jeta aristokrate e viteve të lashta

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, nuk po ndalet së sjelli projekte të reja muzikore.

Ajo së fundmi ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me artistin Pop Smoke, teksa në pak ditë do ta publikojnë edhe klipin e këngës.

Të martën, 25-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailerin’ e klipit “Demeanor”, i cili pritet të jetë shumë i veçantë.

Nga pamjet e pakta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se këngëtarja shqiptare dhe artisti amerikan do të vijnë me një klip, të frymëzuar nga stili i viteve 80’.

“’Demeanor’ së shpejti”, shkroi Dua në mbishkrimin e ‘trailerit’, ndërsa fansat aktualisht mund ta gjejnë këngën e saj në versionin audio me tekst në YouTube.

Lipa përndryshe këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.Gjatë këtyre ditëve, familja kanë vizituar së bashku disa vende, përfshirë detin e jugut dhe Kalanë e Skënderbeut në Krujë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail