Rita Ora merr vëmendje gjatë fotosesionit në Australi

Rita Ora po përgatitet për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”. Dhe këngëtarja britanike pati momentin e saj në ‘Baywatch’ të hënën (17 janar), teksa mori pjesë në një fotosesion në plazhin Maroubra të Sydney-t.

31-vjeçarja u pa në një fustan shumëngjyrësh dhe bëri një sërë pozash ndërsa qëndronte në një varkë shpëtimi në surf dhe e rrethuar nga një grup shpëtimtarësh meshkuj.

Rita dukej të ishte në elementin e saj, ndërsa ajo lëvizte krahët dhe trupin e saj nga njëra anë në tjetrën. Ajo kombinoi dukjen me bizhuteri, dhe me kaçurrela natyrale.

Një grup shpëtimtarësh tërhoqën varkën përgjatë rërës, duke e lejuar Ritën të kishte momentin e saj të njohur si ‘Baywatch’. Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti, shkruan Daily Mail.

Ajo është në Australi për të filmuar The Voice: Generations dhe sezonin tjetër kryesor të “The Voice Australia” , ndërkohë, Taika, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”.

Rita së fundmi zbuloi se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë të fundit. Këngëtarja i tha “The Independent” se do t’i pëlqente të kishte një familje të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Rita e lindur në Kosovë ngriu vezët e saj në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj. “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë” , ishte shprehur Rita lidhur me procesin.

“Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë” , ka deklaruar tutje krijuesja e hitit “Body on Me”. Rita u takua me regjisorin fitues të Oskarit në Australi në shkurt, ndërsa ajo po xhironte “The Voice Australia”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail