Vidhen këngët e albumit të papërfunduar të Madonës

Diva e muzikës Pop ka shpërthyer në zemërim gjatë një postimi në rrjetin social, sepse 13 këngë të albumit të saj, ende të papërfunduar janë vjedhur.

Ende pa zgjedhur një titull për albumin e ri, versionet 'demo" të këtyre këngëve po bëjnë xhiron e botës në ueb. "Ky është një përdhunim i artit, është terrorizëm", - ka shkruar artistja në rrjetin e saj social.

Bëhet fjalë për albumin e shumëpritur të artistes, ku priteshin edhe bashkëpunime me: Avicii, Diplo dhe Nicki Minaj, por asnjë duet me Miley Cyrus dhe Katy Perry, siç ishte komentuar. “Faleminderit që nuk i keni dëgjuar ato këngë! Faleminderit për besnikërinë”, - shkruan ylli i muzikës pop në Instagram.

Këngëtarja pretendon se në rrjet janë hedhur disa këngë të cilat janë përpunuar, ndërsa disa të tjera kanë ndryshuar tërësisht, ç'ka sipas Louise Veronica Ciccone, është dashur që ajo të dëmtohet.

"Kjo është një formë e terrorizmit, sepse dikush dëshiron të shkatërrojë procesin e krijimit artistik”, - ka përfunduar Madonna.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail