CAS i jep Shqipërisë 3 pikë për ndeshjen Serbi-Shqipëri që u zhvillua në Beograd

Lozanë, 10 korrik 2015 (MIA) - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.

CAS këtë vendim e publikoi sot në mëngjes duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Dhënia e tri pikëve në tavolinë nga CAS, pas akteve të dhunshme dhe raciste të tifozëve serbë që provokuan ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, tashmë i ka ngjitur kuqezinjtë e Shqipërisë në vendin e dytë në Grupin I me 10 pikët e grumbulluara, po aq sa edhe Danimarka, shkruan sport.al.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte i pari i cili e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Tuiter. "Supeeeer! Ja ç' domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!", ka shkruar Rama.

Federata Shqiptare e Futbollit u ankua në CAS muaj më parë pasi UEFA pas pezullimit të ndeshjes së dhunshme Serbi-Shqipëri dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë mori vendim që Serbisë t’i japë tre pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tre pikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail