CAS i jep Shqipërisë 3 pikë për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Lozanë, 10 korrik 2015 (MIA) - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin e saj përfundimtar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të zhvilluar me 14 tetor në Beograd.

CAS ka njoftuar se ka pranuar dy ankesa nga të dy federatat, ajo e Serbisë dhe Shqipërisë, pas vendimit që është marrë me 23 nëntor, ku Serbisë iu morën 3 pikë për shkak të organizimit të dobët, ndërsa Shqipëria humbi tre pikë për shkak të nisjes së incidentit, ku droni u paraqit në fushë me një flamur me simbole shqiptare.

Mirëpo, CAS vlerëson krejt ndryshe, duke cilësuar Serbinë si fajtore për incidentin e ndodhur, ku kishte dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë nga lojtarët dhe tifozët të cilët hynë në fushë.

"Paneli i gjykatës mendon se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë për shkak të lëshimeve në organizim dhe akteve të dhunës të shfaqura ndaj lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë nga tifozët serb dhe sigurimi i fushës. Kështu që, Paneli ka vendosur që Federata e Futbollit të Serbisë dhe jo ajo e Shqipërisë të konsiderohet si përgjegjëse për ndeshjen që nuk është zhvilluar, në bazë të artikullit 27.01 të rregullores së Kampionatit Evropian 2014-16. Në bazë të kësaj, Paneli i CAS-it vendos që ndeshja kualifikuese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Federatës Shqiptare të Futbollit", shkruhej në vendimin përfundimtar të CAS’it.

CAS-i po ashtu ka vendosur që FSHF është përgjegjëse për dronin e paraqitur në fushë me simbole kombëtare shqiptare, ku do të mbetet në fuqi dënimi prej 100.000 eurove.

"Fatkeqësisht, me gjithë respektin për Federatës Serbe të Futbollit, CAS-i ka vendosur të konfirmoj vendimin e marrë nga Apeli i UEFA i datës 2 dhjetor, ku Serbisë i merren tre pikë, dënohet me 100 mijë euro dhe dy ndeshjet e ardhshme do të luaj pa praninë e tifozëve", thuhet në kumtesë.

Dhënia e tri pikëve në tavolinë nga CAS, pas akteve të dhunshme dhe raciste të tifozëve serbë që provokuan ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, tashmë i ka ngjitur kuqezinjtë e Shqipërisë në vendin e dytë në Grupin I me 10 pikët e grumbulluara, po aq sa edhe Danimarka, shkruan sport.al.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte i pari i cili e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Tuiter. "Supeeeer! Ja ç' domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!", ka shkruar Rama.

Federata Shqiptare e Futbollit u ankua në CAS muaj më parë pasi UEFA pas pezullimit të ndeshjes së dhunshme Serbi-Shqipëri dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë mori vendim që Serbisë t’i japë tri pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tri pikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail