Shqipëria mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në grup

Kopenhagë, 5 shtator 2015 (MIA) - Kombëtarja e Shqipërisë në fudboll ka arritur të nxjerrë barazim të artë pa gola në udhëtim te Danimarka, sfidë kjo e zhvilluar në Kopenhagë dhe e vlefshme për kualifkimin në Euro 2016.

Në pjesën e parë, pas një dominimi në posedim, Danimarka nuk arriti asgjë më shumë.

Ishin djemt kuqezi që rrezikuan shumë kur pas një harkimi të Lenjanit, ishte Cikalleshi ai që me kokë për pak sa nuk e befasoi portierin Schmeichel.

Në vazhdim ishte sërish Shqipëria që rrezikoi. Së pari Gashi me një gjuajtje nga distanca dhe më pas një superakcion sërish i filluar nga Gashi, e gjeti Lenjanin, i cili për pak nuk e kaloi në epërsi Shqipërinë.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi plotësisht Danimarkës, që e dominoi lojën dhe kishte raste me anë të Bendtner.

Sensacional u tregua portieri Berisha, i cili ndali tri raste të pastra të danezëve, duke u bërë edhe hero.

Krejt në fund të takimit Odise Roshi depërtoi në krah për të krijuar një super mundësi, por goditjen e tij e ndali portieri Schmeichel.

Me këtë barazim Shqipëria ka të gjitha gjasat për kualifikim, pasi ka 11 pikë në vendin e tretë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Danimarka.

Sipas informatave tre mijë shqiptarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Kopenhagës.

Të hënën Shqipëria e pret Portugalinë, ku secili rezultat pozitiv, do të bënte hapin e parë të madh drejt kualifikimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail