Atletiko e eliminoi Barcelonën, ndërsa Baerni e eliminoi Benfikën në gjysmëfinalen e LK

Madrid, 14 prill 2016 (MIA) - Ekipet e Atletiko Madridit dhe Baern Munihut e kompletuan katërshen gjysmëfinale në ligën elite të futbollit Liga e Kampionëve, pasiqë në ndeshjet revanshuese të luajtura mbrëmë ishin më të suksesshme se rivalët e tyre.

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Barcelona e Messit, Neymar e Suarez i ka dhënë lamturmirën këtij kompeticioni për këtë sezon që në fazën çerekfinale.

Atletico Madrid arriti të përmbysë hymbjen e parë 2-1 në "Camp Nou", duke fituar mbrëmjen e së mërkurës 2-0 në fushën e saj.

Griezzman ishte heroi i Atleticos me një dygolësh, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa nuk munguan dhe polemikat në fund, pas një topi të prekur me dorë nga Gabi në të 90-n, të cilën Rizzoli e cilësoi si jashtë zone.

Baern Munih vuan sërish, por sërish ia del të kualifikohet. Bavarezët barazuan 2-2 në Portugali ndaj Benficas, por fal fitores minimale në “Allianz Arena”, janë gjermanët që shkojnë në gjysmëfinale.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Jimenezit në të 27-n, duke ndezur tifozërinë e tyre, por Vidal, ashtu si në ndeshjen e parë shuajti shpresat e portugezëve me golin e tij. Vulën kualifikimit ia vuri Muller me golin e 1-2 në të 52-n, ndërsa barazimi i Taliscas në të 76-n nuk ndryshoi përveç shifrave përfundimtare, pasi kualifikimi i Bayernit ishte vulosur tashmë.

Shorti për fazën e parafundit të garës elitare do të mbahet të premtën, ndërsa ndeshjet do të luhen më 26 dhe 27 prill gjegjësisht 3 dhe 4 maj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail