Shpërthim i kontrolluar në "Old Traford"

Londër, 16 maj 2016 (MIA) - Njësitet antiterroriste britanike dje pasdite kanë kryer një shpërthim të kontrolluar të një pakoje të dyshimtë para njërës nga tribunat në stadiumin "Old Traford" në Mançester, njoftoi Bi-Bi-Si.

Skaj Sport informon se bëhet fjalë për një çantë, në të cilën ka pasur mjet shpërthyes dhe e cila është vendosur në një nga tualetet në pjesën veriperëndimore të stadiumit.

Çantën me mjet shpërthyes e kanë gjetur pjesëtarë të shërbimit të rendit, të cilët me kohë kanë reaguar që të pengojnë sulm terrorist, thekson Skaj Sport.

Paraprakisht, polica i evakuoi shikuesit prezent në stadium, ku duhej të luhej ndeshja nga xhiroja e fundit në Ligën Premier mes Mançester Junajted dhe Burnamauth.

Personat zyrtar 15 minuta para fillimit të ndeshjes u urdhëruan futbollistëve të cilët stërviteshin, që të kthehen në dhomat e veshjes, pas çka zbrazën dy tribuna në stadium.

Policia ka futur qen hetues në tribuna, por që të pengohet paniku, tërë stadiumi nuk u evakuua menjëherë, por në etapa.

Më vonë për shkaqe sigurie personat zyrtar sollën vendim që të mos luhet ndeshja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail