Hihon mbijetoi, Valjekano dhe Hetafe në Ligën e dytë

Madrdid, 16 maj 2016 (MIA) - Ekipi i Sporting Hihonit pas fitores me rezultatin 2:0 ndaj Viljarealit, mbrëmë në xhiron e fundit të ligës Primera siguroi mbijetesë, përderisa ligën e braktisën Rajo Valjekano dhe Hetafe, së bashku me Levanten, e cila ra nga liga kohë më parë.

Rezultate nga xhiroja e fundit e 38-të në Kampionatin spanjoll në futboll:

Sporting Hihon - Viljareal 2:0,

Rajo Valjekano - Levante 3:1,

Betis - Hetafe 2:1,

Espanjoll - Eibar 4:2,

Malaga - Las Palmas 4:1,

Atletiko Bilbao - Sevilja 3:1,

Atletiko Madrid - Selta 2:0,

Granada - Barcelona 0:3,

Deportivo - Real Madrid 0:2,

Valensia - Real Sosiedad 0:1.

Sezonin e ardhshëm, Barcelona, Real Madrid dhe Atletiko Madrid do të luajnë në Ligën e kampionëve, përderisa Viljareal do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së kampionëve. Atletiko Bilbao do të luajë në Ligën Evropa, ndërsa Selta dhe Sevilja në kualifikimet për Ligën Evropa.

Tabela përfundimtare: Barcelona 91 pikë (kampion), Real Madrid 90, Atletiko Madrid 88, Viljareal 64, Atletiko Bilbao 62, Selta 60, Sevilja 52, Malaga 48, Real Sosiedad 48, Betis 45, Las Palmas 44, Valensia 44, Espanjol 43, Deportivo 42, Hihon 39, Granada 39, Rajo Valjekano 38, Hetafe 36, Levante 32.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail